Rreth nesh
ProGroup ka filluar punën nga viti 2005 dhe jemi cilësuar si kompania e vetme kosovare, përfaqësuese e kompanisë OFS , kompani që dizajnon, prodhon dhe cilësohet të jetë lider i furnizimit te produkteve fibra-optike me operim në Carrollton.
Njëri ndrër bashkëpunimet e para që ne si kompani kemi arritur të krijojmë, ishte ai me firmën sllovene Fotona, e cila merret me llaser të medicinës.
Qysh nga themelimi i kompanisë kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë
me Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës (PTK) në furmizimin me
produkte dhe në ekzekutimin e projekteve.
Bashkëpunimi me këtë kompani sot e asaj dite vazhdon dhe në bazë të
punës së sukseshme kemi arritur të vendosim të gjitha unazat optike në
tërë territorin e Kosovës.

